Presidentja ende s’ka datë për zgjedhjet në Graçanicë

Të gjitha institucionet përgjegjëse shprehen të gatshme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Komunën e Graçanicës, pas dorëheqjes së kryetarit, Branimir Stojanoviq, që është emëruar zëvendëskryeministër i Kosovës, mirëpo përfaqësuesit e tyre ende “nuk e dinë” datën e zgjedhjeve.

Lajme

15/12/2014 08:45

Përderisa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e Komuna e Graçanicës po presin presidenten ta caktojë këtë datë, përfaqësuesit e Presidencës nuk e bëjnë të ditur atë.

Zëdhënës i Presidencës Arbër Vllahiu, , i pyetur nëse është caktuar data, nuk ka folur asgjë konkrete. Ai kaa treguar se me ligj janë përcaktuar afati dhe mënyra e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në një komunë, në rast të dorëheqjes së kryetarit, ose në çfarëdo rasti tjetër.

“Gjithashtu janë të përcaktuara ehe obligimet dhe detyrat e secilit institucionj, në veçanti të komunës që duhet të njoftojë zyrtarisht për dorëheqjen e kryetarit, të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal si dhe të KQZ-së”, ka thënë Vllahiu, shkruan Koha Ditore.