Presidentja e Argjentinës, kumbarë e një fëmije të një çifti lesbikesh

Liderja e Argjentinës, Cristina Fernandez de Kirshner, është bërë kumbarë e një fëmijë të një çifti lezbikesh të cilët e pagëzuan vajzën e tyre në një Kishë Katolike.

Bota

06/04/2014 16:12

Umma Azul, vetëm dy muajsh është pagëzuar në qytetin e Cordoba-s. Njëra prej nënave të saj është cituar të ketë thënë se ajo dhe partnerja e saj kanë zgjedhur Presidenten Kirchner si kumbarën e fëmijës së tyre, në shenjë falënderimi për mbështetjen e saj për të drejtat e homoseksualëve.

Presidentja Kircher ka legalizuar martesën në mes të gjinisë së njëjtë, pavarësisht kundërshtimeve nga hierarkia katolike e Argjentinës.

Zyrtarisht, Kisha akoma mban qëndrim kundër martesave të homoseksualëve. Sidoqoftë, disa Kisha kanë filluar të bëjnë disa lëshime në këtë drejtim.

Papa Francis, i cili është nga Argjentina, ka thënë se të gjithë fëmijët duhet të pagëzohen. Që kur se është bërë Papë, ai ka pasur një qasje më tolerante kundrejt homoseksualitetit.