Presidentja do të nisë takimet në 3 e gjysmë

Takimet e Presidentes me përfaqësuesit e partive politike në Kuvend do të fillojnë në orën 3 e gjysmë. 

Lajme

15/10/2014 15:24

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do të vazhdojë sot përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje për daljen nga situata aktuale politike.

Në orën 3 e gjysmë, Jahjaga do t’i nisë takimet me përfaqësuesit e partive politike, bëri të ditur për lajmi.net, këshilltari i Presidentes, Arbër Vllahiu.

Ndërsa, bëhet e ditur se në këtë takim do të mungojnë përfaqëuses të dy partive. Është kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili për arsye të angazhimeve tjera, nuk do të arrijë të takohet me Presidenten Jahjaga (lajmi.net)