Presidentja dekoron Vokrrin dhe Bogujevcin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave, Fadil Vokrrin dhe Mehmet Bogujevcin.

Sport

04/12/2014 14:11

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në takim të përbashkët kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, ish-futbollistin e mirënjohur, Fadil Vokrri dhe sekretarin e Federatës së Boksit të Kosovës, ish-boksierin e mirënjohur, Mehmet Bogujevci.

Me këtë rast, ajo i dekoroi ata me Medaljen Presidenciale të Meritave, për angazhim dhe kontribut të dhënë në fushën e sportit.

Medalja Presidenciale e Meritave u jepet personave që me punën e tyre kanë kontribuar në fusha të veçanta si: arsim, shkencë, kulturë, rini, sport, siguri, shërbim civil.