Presidenti ukrainas kundër neutralitetit, i do integrimet euroatlantike

Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko ka deklaruar se ai së shpejti do t’i kërkojë parlamentit që ta braktiset status neutral karshi të gjitha blloqeve, si dhe ka siguruar se ai do ta drejtojë vendin drejt NATO-s.

Bota

17/12/2014 18:06

“Sot në këtë dhomë unë kam vendosur që vendi im të drejtohet kah integrimi në fushën e sigurisë euro-atlantike”, tha Poroshenko duke folur në parlamentin e Polonisë.

Ndonëse e ka bërë këtë deklaratë, Poroshenko nuk e ka përmendur NATO-n në mënyrë recidive, raporton REL.

Por, Poroshenko ka shtuar se pas kthimit në Kiev ai do t’ia paraqesë parlamentit ukrainas një mocion për tu larguar nga statusi neutral.

Një ligj i miratuar në vitin 2010, në kohën kur Ukraina po drejtohej nga Viktor Janukoviq, e kishte përjashtuar mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO.

Poroshenko tha  gjithashtu se ai do të paraqesë një kërkesë për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian, në vitin 2020.