Presidenti Thaçi vazhdon takimet me liderët botëror në Nju Jork

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të javës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, ka takuar mbrëmë edhe Presidentin e Sao Tome dhe Principe, Evaristo do Espírito Santo Carvalho.

Lajme

22/09/2017 09:39

Kreu i shtetit shprehu mirënjohjen e tij ndaj Sao Tome dhe Principe për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës, thuhet në njoftimin presidencial.

Ai tha se Kosova është e interesuar për rritjen e bashkëpunimit të gjithmbarshëm me Sao Tome dhe Principe dhe kërkoi nga homologu i tij, Evaristo do Espírito Santo Carvalho, mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. /Lajmi.net/