Presidenti Thaçi: Unë kam legjitimitetin e plotë për dialog, por nuk e kam cak ta sfidojë Parlamentin

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se kanë filluar me bashkësinë ndërkombëtarë një proces të vetëdijesimit për themelimin e Ushtrisë së Kosovës, sepse ky proces sipas tij nuk duhet të jetë një veprim krye në veti.

Lajme

13/09/2018 10:51

Ai ka folur edhe për votimin në Parlament Evropian për liberalizimin e vizave ku ka ftuar të gjithë deputetët e PE-së që të votojnë pro këtij procesi, raporton lajmi.net.

Thaçi ka ritheksuar se nuk do të lejojë ndarje të Kosovës apo formimin e ndonjë Republike Serbe në Kosovë duke shtuar se nuk lejon as shkëmbimin mirëpo mbështet bashkëngjitjen e Luginës për Kosovën. Ai ka thënë se te gjithë krerët shtetërorë janë pro dialogut dhe nuk ka hapësirë dallimesh në këtë proces.

“Unë kam legjitimitetin e plotë për këtë proces mirëpo nuk e kam cak ta sfidojë parlamentin në lidhje me këtë proces. Çdo herë kur parlamenti vlerëson se unë duhet të raportojë, unë do të jem atje, në shërbim të parlamentit. Në rast se arrihet ndonjë marrëveshje, atëherë nuk do te mund një parti e caktuar ta mbaj peng këtë proces, sepse do të organizojmë një referendum”, ka thënë ai./Lajmi.net/