Presidenti Thaçi udhëtoi për në Bruksel

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të përfaqësueses së lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka udhëtuar për në Bruksel, ku do t’i prijë delegacionit kosovar në takimin e radhës në kuadër të fazës së fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lajme

17/07/2018 16:35

Delegacioni i Republikës së Kosovës përbëhet nga të gjithë udhëheqësit institucionalë dhe liderët politikë të partive politike parlamentare që janë pjesë e koalicionit qeverisës, respektivisht nga presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.