Presidenti Thaçi udhëtoi për në Austri, merr pjesë në Forumin “Alpbach”

 Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Austri, ku do të merrë pjesë në Forumin Evropian në Alpbach të Austrisë.

Lajme

24/08/2018 15:00

Me ftesë të presidentit të Austrisë, Alexander Van der Bellen, presidenti Thaçi, së bashku me krerët e shteteve të rajonit dhe të Bashkimit Evropian, do të jetë pjesë e një takimi të përbashkët.
Gjatë qëndrimit atje, presidenti Thaçi do të marrë pjesë edhe në aktivitetin me temën “Perspektiva të reja për zgjerimin e BE-së”.
Ai po ashtu do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, si dhe me personalitete të ndrysh​me të jetës publike dhe politike në Evropë.
Forumi Alpbach në Austri është ndër institucionet më prestigjioze që mbledh çdo vit liderë, nobelistë, akademikë, shkencëtarë dhe personalitete të ndryshme nga mbarë bota. /Lajmi.net/