Presidenti Thaçi: UÇK-ja i kishte ndërmjet 13 mijë dhe 15 mijë ushtarë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë sonte se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) nuk kishte më shumë se 13 deri në 15 mijë ushtarë në përfundim të luftës.

Lajme

21/09/2018 22:13

Këtë deklarata Thaçi i ka bërë në RTK kur është pyetur për debatin e fundit lidhur me listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai në këtë debat ka folur edhe për çështje tjera, kryesisht ato që lidhen me dialogun dhe idenë e tij për korrigjimin e kufirit me Serbinë.

Thaçi ka thënë se korrigjimi i kufirit mund të ndodh pas njohjes reciproke me Serbinë dhe se kjo është mënyra më e mirë për paqe afatgjate me Serbinë.

Presidenti i vendit ka kundështuar zërat se do të ketë shkëmbim të territorit me Serbinë, duke thënë se as ndarje, as shkëmbim e as Republika Serpska nuk do të ketë, por vetëm bashkim të Luginës së Preshevës me Kosovën. /Lajmi.net/