Presidenti Thaçi u përgjigjet sërish kritikëve të Ushtrisë së Kosovës (Dokumente)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i është përgjigjur indirekt sërish të gjithë kritikëve të procesit të transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës.

Lajme

15/03/2017 16:03

Ai ka zgjedhur sot, pas kritikave të ambasadorit amerikan, argumentet e së cilit ishin të njëjta me ato të sekretarit të NATO-s, që të publikoj letrën që ia ka dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

“Ky transformim nuk mund të konsiderohet unilateral, sepse opinioni vendor dhe ai ndërkombëtar është në dijeni që për tre vjet me radhë jemi duke punuar në këtë drejtim. Ky veprim do të mund të konsiderohej i njëanshëm vetëm në rast se dikush nga bashkësia ndërkombëtare aludon që Kosova duhet të marrë leje nga Serbia për vendimet e saj sovrane. Më lejoni të jem i qartë: kjo nuk do të ndodhë”, ka shkruar presidenti Thaçi.

ind1 ind2