Presidenti Thaçi takoi homologun e tij bullgar, flasin për bashkëpunimin ndërshtetëror – Lajmi.net
Presidenti Thaçi takoi homologun e tij bullgar, flasin për bashkëpunimin ndërshtetëror
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 15:47, 7 December 2017
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimin e veprimeve për integrim të tërë rajonit në Bashkimin Evropian.

Presidenti Thaçi e ka falënderuar presidentin Radev për përkrahjen që Bullgaria i ka dhënë Kosovës dhe është shprehur i gëzuar që Bullgaria do ta marrë kryesimin e BE-së.

“E mirëpresim kryesimin e Bullgarisë në kohë kaq të rëndësishme për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar se “Bullgaria e kupton mirë rajonin, nevojat dhe aspiratat”.

Ndërsa, presidenti Radev tha se Bullgaria e kupton mirë që paqja e qëndrueshme në Ballkan do të thotë paqe e qëndrueshme në tërë Evropën dhe konfirmoi se Bullgaria do të angazhohet për përfaqësim sa më të mirë të tërë Ballkanit, duke theksuar përgatitjet për Samitin e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në muajin maj në Bullgari.

Presidenti Thaçi theksoi se Kosova është e përcaktuar qartë për anëtarësim në NATO e BE dhe po punon për reforma, për integrim dhe dialog, si instrumente që çojnë në BE./Lajmi.net/

 

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Stealth Sniper
  • Play Bike Rivals
  • Play Bubble Trouble