Presidenti Thaçi pret përzgjedhësin Bunjaku, ja çfarë u tha

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot me përzgjedhësin e Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjakun.

Sport

30/05/2016 13:51

Në takimin që u mbajt para miqësores së Kosovës kundër Ishujve Faroe, Thaçi përgëzoi Bunjakun për punën e bërë.

“Ju përgëzoj për punën e deritashme. tani na pret një punë e përbashkët në përmbushjen e të gjitha kritereve përkatëse të UEFA-s dhe FIFA-s”, ka thënë Thaçi.

Sigurisht, edhe Bunjaku falënderoi Thaçin për interesimin e vazhdueshëm për futbollin kosovar.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.