Presidenti Thaçi ngushëllon familjen e Agim Binaku

Presidenti Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen Binaku me rastin e vdekjes së gazetarit të njohur sportiv, Agim Binaku.

Lajme

09/02/2018 19:09

“Me pikëllim mora lajmin për vdekjen e gazetarit Agim Binaku”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

“Familjes, miqve dhe kolegëve të Agimit, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta”.

Agim Binaku ka ndërruar jetë sot pas një sëmundjeje të shkurtër.