Presidenti Thaçi: Kosova dëshmoi edhe një herë zgjedhje të nivelit më të lartë profesional

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova dëshmoi se zgjedhjet lokale ishin të nivelit të lartë profesional, fer dhe demokratike.

Lajme

20/11/2017 15:10

Thaçi ka falënderuar e Kosovës, partitë politike, shoqërinë civile dhe mediat, të gjitha institucionet shtetërore, KQZ-në për organizimin e zgjedhjeve të lira e demokratike.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Uroj të gjithë qytetarët e Kosovës, partitë politike, shoqërinë civile dhe mediat, të gjitha institucionet shtetërore, KQZ-në për organizimin e zgjedhjeve të lira e demokratike.

Kosova dëshmoi edhe një herë se zgjedhjet e nivelit më të lartë profesional, fer, të lira e demokratike janë tani standard i konsoliduar në Kosovë.

I falënderoj edhe të gjithë vëzhguesit, kosovarë dhe ndërkombëtarë, që garantuan se procesi është transparent dhe kredibil.

Këtë herë ishim të nderuar që në kohë zgjedhjesh në Kosovë ishte edhe miku ynë i përjetshëm dhe kultivuesi i përhershëm i marrëdhënieve tona me SHBA-në, kongresmeni Eliot Engel, që ka pasur rast të shikojë nga afër demokracinë kosovare në veprim. HTH