Presidenti Thaçi i shpreh ngushëllime familjes së policit Armend Trena

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas gjetjes së trupit të pajetë të policit Armend Trena.

Lajme

07/05/2018 18:23

Thaçi përmes një postimi në Facebook u ka shprehur ngushllime familjes Trena, miqve dhe kolegëve të tij.

Ky është reagimi i plotë i Thaçit:

“Fatkeqësia e dy policëve të rënë në lumin “Lepenc” i ka prekur gjithë qytetarët e vendit. Pas gjetjes së trupit të pajetë të policit Armend Trena, familjes Trena, miqve dhe kolegëve të tij u shpreh ngushëllimet më të thella. Institucionet dhe Policia e Kosovës do ta ruajnë gjithmonë kujtimin për Malsorin dhe Armendin.”/Lajmi.net/