Presidenti Thaçi: Gjergj Kastrioti u quajt me të drejtë atlet i krishterimit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka quajtur Gjergj Kastriotin, si njërin nga gjeneralët më të shquar evropian.

Lajme

17/01/2018 15:29

Thaçi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka përkujtuar 550 vjetorin e vdekjes së Gjergj Kastriotit, duke thënë se është quajtur me të drejt aleat i krishterimit dhe mbrojtës i civilizimit perëndimor.

“Para 550 vjetësh vdiq njëri nga gjeneralët më të shquar evropian, Gjergj Kastrioti, i cili në krye të shtetit të Arbrit i bëri qëndresë pushtimit të Perandorisë më të madhe të kohës, asaj Otomane. Gjergj Kastrioti u quajt me të drejtë atlet i krishterimit dhe mbrojtës i civilizimit perëndimor. Përgjatë vitit 2018, me aktivitete kulturore, shkencore dhe akademike do të kujtohet dhe do të ndriçohet në shumë dimensione figura e kryeheroit tonë kombëtar, kudo në trojet shqiptare”, ka shkruar Thaçi në Facebook./Lajmi.net/