Presidenti Thaçi feston ditëlindjen, mbush 50 vjet

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot feston ditëlindjen.

ShowBiz

24/04/2018 08:21

 

Në këtë ditë, ai ka mbushur plot 50 vjet jetë. Thaçi u lind më 24 prill 1968 në Burojë të Skënderajt, shkruan lajmi.net.

Hashim Thaçi është i biri i Haxhiut dhe Hyrës, ndërsa jeton në Prishtinë bashkë me gruan Lumnijen dhe djalin, Endritin.

Ai u zgjodh president më 26 shkurt 2016, mandati i të cilit është katër vite, këtë post vazhdon ta ushtrojë edhe sot.

Presidenti flet gjuhën angleze dhe gjermane. /Lajmi.net/