Presidenti Thaçi edhe pikturon! /FOTO

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka vizituar ekspozitën “Qytetet e Paqes”, e cila është hapur në Muzeun e Kosovës.

Lajme

08/06/2018 15:30

Ai ka “luajtur” me ngjyra, duke lënë shenjë simbolike aty.

Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti Thaçi në llogarinë e tij në rrjete sociale, ku ka thënë se arti ka fuqi të jashtëzakonshme transformuese në ndërtimin e një kulture të mirëkuptimit.

“Në ekspozitën kreative “Qytetet e Paqes”, sot lashë shenjë edhe unë. Arti ka fuqi të jashtëzakonshme transformuese në ndërtimin e një kulture të mirëkuptimit. Një dekadë pas pavarësisë dhe dy pas përfundimit të luftës, edhe Kosova tashmë po njihet kudo në botë përmes artit dhe kulturës së saj”, ka thënë presidenti Thaçi.