Presidenti Thaçi dekoron kreatoren e njohur, Blerina Kllokoqi – Rugova

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar edhe kreatoren e njohur, Blerina Kllokoqi - Rugova.

ShowBiz

15/02/2019 11:59

Kreatorja e njohur shqiptare është nderuar me këtë medalje për të arriturat e saj në fushën e artit, shkruan lajmi.net.

“Me Medaljen Presidenciale të Meritave, sot e dekorova Blerina Kllokoqi-Rugovën për kontributin e dhënë në fushën e artit. Gërshetimi i së bukurës me kërkesat kulturore dhe sociale në veshjet që dizajnon kreatorja e modës Blerina Kllokoqi-Rugova reflektojnë më së miri në sukseset që ajo ka arritur brenda dhe jashtë vendit. Kreatorja Blerina Kllokoqi-Rugova është ndër shembujt më të mirë për hapësirën që ofron Kosova për zhvillimin e talentit në këtë fushë. HTH”,shkruan në profilin e presidentit në Facebook. /Lajmi.net/