Presidenti takon deputetin gjerman, flasin për dialogun me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot deputetin gjerman nga radhët e CDU-së, Peter Beyer.

Lajme

23/10/2018 11:08

Thaçi e Bayer biseduan për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, situatën politike në rajon si dhe për dialogun Kosovë -Serbi, i cili sipas tyre, duhet të përfundojë me njohje reciproke.

Thaçi në një postim në llogarinë e tij Facebook, ka thënë se shteti gjerman vazhdon ta mbështes procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, përcjell lajmi.net.

Ky është postimi i plotë:

Sapo përfundova një takim me deputetin gjerman nga radhët e CDU-së, Peter Beyer, me të cilin biseduam për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, situatën politike në rajon si dhe për dialogun Kosovë – Serbi, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke. Jemi mirënjohjes për mbështetjen gjermane në procesin e shtetndërtimit në Kosovë. Shteti gjerman vazhdon ta mbështes procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. HTH