Presidenti serb: Ekziston frikë e madhe nga konflikti

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq thotë se ekziston frika nga konfliktet për shkak të interesave të kundërta të fuqive të mëdha në rajonin e Ballkanit.

Lajme

26/09/2018 07:58

Ai, siç njofton portali “veçernje novosti”, ka thënë se Serbia mund të bëhet mik i dikujt vetëm kur është e dobët, kur e shkel veten dhe vetëm pasi të kërkojë falje çdo ditë.

“Kam frikë të madhe nga e gjithë ajo e ligë mbi këtë pjesë të Evropës. Me heshtje e pa bërë fjalë kemi pasur kujdes të mos i rrezikojmë serbët jashtë kufijve të vendit tonë. Jemi përpjekur të mos i sjellim në ndonjë situatë të palakmueshme. Duhet ta ruajmë paqen. Ekziston frikë e madhe nga konflikti për interesave shumë të kundërta të superfuqive dhe për këtë arsye askush nuk mund të parashikojë se çfarë do të ndodhë pas 15 – 20- ditëve të ardhshme”, ka thënë ai.