Presidenti Obama teston aftësitë e tij të mbijetesës në ‘Botën e Egër’ |FOTO|

Presidenti i SHBA've Barak Obama do t'i testoj aftësitë e tij mbijetuese duke ecur nëpër egërsinë e Alaskës, me aventurierin njëkohësisht yllin televiziv nga Britania e Madhe, Bear Grylls - gjatë kësaj jave.

Fun

02/09/2015 09:45

Sipas raportimeve nga NBC, presidenti 54 vjeçar është presidenti i parë ndonjëherë që do të marrë pjesë në emisionin ‘Running WIld’ me Bear Grylls – i cili do të shfaqet pas pak kohëve në rrjetin televizioneve amerikane. Pjesëmarrja e Obamas në këtë emision është pjesë e një turneu tre-ditor në Alaskë për të vërtetuar qasjen e re kundrejt efekteve të ndryshimeve klimatike, dhe gjithashtu edhe ri-emërimin e malit ‘McKinley’ në ‘Denali’ i cili ka qenë emri origjinal.

Obama do t’i bashkangjitet Grylls’it për t’i kaluar tri ditë në ‘Kufirin e Fundit’ – kjo e bën Obaman presidentin e parë që ka vizituar arktikun e Alaskës. Obama gjithashtu do të marrë pjesë në një konferencë për
ndryshimet klimatike – ku do t’i drejtohet ministrave të jashtme të vendeve të arktikut, gjithashtu do t’i vizitojë edhe akullnajat, dhe do të takohet me peshkatarët dhe udhëheqësit vendas për të diskutuar ngritjen e nivelit të detërave, shkrirjen e akullnajave, një javë goxha e ngarkuar për presidentin.

Të gjithë janë duke e pritur me interes shumë të madh nëse Obama është më burrërorë dhe më i egër se që kanë menduar, dhe përveç që do të na tregoj se sa në të vërtetë është i shqetësuar për ndryshimet klimatike – do të jetë shumë interesante të shohim se si Presidenti i ‘Botës së Lirë’ do të sprovohet nga një ish-ushtarak i forcave të armatosura britanike. /lajmi.net

UNILADs Barack Obama Is Going On A Wild Adventure With Bear Grylls image

UNILADs Barack Obama Is Going On A Wild Adventure With Bear Grylls image