Presidenti Nishani në vizitë shtetërore në Mal të Zi

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, në krye të delegacionit zyrtar po zhvillon një vizitë shtetërore në Mal të Zi me ftesë të homologut të tij, Filip Vujanoviq.

Lajme

23/03/2015 09:12

Gjatë kësaj vizite dyditore, Nishani do të pritet në Cetinjë nga Presidenti malazez Vujanoviq me të cilin në fillim do të ketë një takim kokë më kokë, e më pas do të kryesojnë bisedimet dypalëshe të delegacioneve respektive.

Më tej, kreu i shtetit shqiptar do të ketë takime me kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, si dhe me kryeministrin Milo Gjukanoviq.

Agjenda e vizitës shtetërore të presidentit Nishani parashikon edhe disa takime në Komunën e Tuzit e të Ulqinit, në Tivar, si dhe një takim të veçantë me Këshillin Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi.