Presidenti nigerian shkarkon krerët ushtarakë

Presidenti nigerian, Muhammadu Buhari ka shkarkuar krerët ushtarak të vendit, në mënyrë të ristruktimit të ushtrisë, para se kryengritësit e Boko Haram të zgjerohen.

Bota

13/07/2015 16:48

Zëdhënësi presidencial, Garba Shehu ka konfirmuar largimin e krerëve, duke bërë të ditur se së shpejti do të bëhen të ditur emrat e shefave të rinj ushtarakë.

Sipas burimeve ushtarake, oficerët e shkarkua përfshijnë, atë të Këshillit Kombëtarë të Sigurimit, Shefin e Shtabit të Mbrojtjes, Shefin e Ushtrisë së Shtabit, Shefin e Shtabit të Marinës dhe Shefin e Shtabit Ajror.

Ky vendim besohet se vjen pas kritikave të analistëve të sigurisë, të cilët kanë kritikuar për dështimin e frenimit të zgjerimit të grupit Boko Haram.

Rreth 400 persona kanë humbur jetën që kur Buhari mori presidencën./arbresh.info/