Presidenti ngushëllon familjen Haradinaj: Baca Hilmi i dha shumë Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar kryeministrin dhe familjen Haradinaj për vdekjen e babait Hilmi Haradinaj.

Lajme

17/06/2018 09:33

Presidenti Thaçi ka thënë se baca Hilmi ishte një burrë i urtë, i matur dhe atdhetar i devotshëm, që Kosovës i dha shumë.

“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacës Hilmi. Ishte një burrë i urtë, i matur dhe atdhetar i devotshëm, që Kosovës i dha shumë. Baca Hilmi përballoi shumë sfida në jetë. Ngushëllimet më të sinqerta kryeministrit Haradinaj, familjarëve dhe gjithë miqve të tyre. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar Thaçi.