“Presidenti kombëtar”, Basha: S’na duhet një hajdut i përbashkët

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, ka reaguar ditën e sotme lidhur me deklaratën e një dite më parë të kryeministrit Edi Rama në Kosovë, për një president të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Lajme

19/02/2018 17:20

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PD-së, Basha u shpreh se nuk i duhet as Kosovës dhe as Shqipërisë një hajdut i përbashkët, ndërsa shtoi se deklarata e Ramës as një shashkë që nuk duhet marrë seriozisht.

Basha tha se ajo çfarë i duhet në këto momente Shqipërisë dhe Kosovës është një treg ekonomik i përbashkët mes dy vendeve.

Hedh gomari një gurë në ujë dhe e ndjekin të gjithë nga pas. Kjo është një shashkë. Nuk i duhet as Kosovës dhe as Shqipërisë një hajdut i përbashkët. Shqipërisë dhe Kosovës i duhet një treg i përbashkët. Të gjithë e dinë problemin e patateve, apo mos integrimin e dy ekonomive. Ajo që nuk na duhet është një politikan më shumë që ka mundësi të jetë një zuzar më shumë” tha ai.

Kreu i qeverisë shqiptare, duke folur në parlamentin e Kosovës, me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së këtij vendi, hodhi idenë e një presidentit të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Ideja e tij ka pasur kritika të ashpra si në Kosovë, po ashtu edhe në Shqipëri, ndërsa këtë deklaratë e ka dënuar edhe BE-ja