Presidenti iranian ka bërë thirrje për unitet

Presidenti Iranian, Hassan Rohani, ka paralajmëruar Arabinë Saudite se kërcënimet kundër Iranit, nuk do të çojnë askund derisa tensionet vazhdojnë të rriten në mes të rivalëve rajonal.

Bota

08/11/2017 23:50

“Ju e dini vendin e republikës islamike”, ka thënë Rohani në një takim në Teheran, ai shtoi se “ Vendet edhe më të fuqishme se ju nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për popullin iranian”.

“Shtetet e Bashkuara dhe aletët e tyre kanë mobilizuar të gjitha kapacitetet dhe nuk kanë arritur asgjë”, ka thënë Rohani.

Ai akuzoi SHBA-të dhe Izraelin se po shfrytëzonin situatën në rajon për interesat e tyre personale.