Presidenti Ilir Meta do të jetë i pranishëm në varrimin e Adem Demaçit

 Nesër përcillet për në banesën e fundit, ‘Mandela i Europës’, Adem Demaçi, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 82-vjeçare.

Lajme

27/07/2018 22:58

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka mbërritur në Kosove për të marrë pjesë nesër në ceremonitë për përcjelljen në banesën e fundit të Adem Demaçit.

Atdhetari dhe aktivisti i njohur kombëtar Adem Demaçi ka vuajtur 28 vite në burgjet e Serbisë.

Në 21 prill të vitit 1990 ai me shumë qytetarë të tjerë, u lirua nga burgjet e Kroacisë.

Demaçi ishte vlerësuar me çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit në vitin 1991, ndërsa në vitin 1995 ai u vlerësua me çmimin për të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Oslos.

Demaçi ndërroi jetë dje në moshën 82 vjeçare.