Presidenti i Ukrainës me thirrje shokuese për Kupën e Botës

Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës ka bërë që të dy vendet të krijojnë një klimë urrejtjeje midis tyre.

Sport

13/02/2018 17:59

Rreth më shumë se 800 njerëz janë vrarë në Ukrainë gjatë kësaj kohe nga trupat ruse që nga paqja e vendosur në Minsk të 2015-së.

Presidenti Petro Poroshenko u shpreh në një televizion vendës se: “Mendoj që duhet të reagojmë ndaj këtij regjimi. Rusia ka vrarë njerëz dhe vazhdon të vrasë përditë edhe në Siri.

U bëj thirrje shteteve pjesëmarrës të mos udhëtojnë për Rusi”. Një deklaratë e fortë kjo nga presidenti ukrainas që pritet të ketë reagim zyrtar nga Moska. Mësohet se Ukraina nuk do të transmetojë asnjë ndeshje të Botërorit.

Kjo si shenjë proteste ndaj vendit organizator, shumë shtetas në Ukrainë nuk kanë asnjë interes për futbollin në këto kohë të vështira që po kalon vendi”.