Presidenti i UFC ka një lajm të madh për ata që presin revanshin McGregor – Nurmagomedov

Dana White, presidenti i UFC, ka thënë se nuk do të jetë i mundur një ndeshje e dytë mes Mc Gregor dhe Nurmagomedov.

Sport

08/10/2018 21:44

Ishte skocezi që paralajmëroi një ndeshje të dytë të mundshme, por kjo nuk do të jetë e mundur sipas White, transmeton lajmi.net.

“Fillimisht duhet të jemi gjakftohtë dhe të ulemi e të shohim se çfarë prodhoi kjo ngjarje, kjo sfidë”, tha White

“Të shohim se përse ndodhi ai incident dhe të shohim se çfarë vendimi do të marrë Komisioni i Sportit të Nevadës. Kam 18 vjet që e bëj këtë punë dhe nuk kam përjetuar kurrë një moment të tillë. Por për një gjë jam i sigurt në mendjen time, se nuk do të ketë kurrë një revansh mes Khabib dhe Conor në të ardhmen, sado fitimprurës të jetë ajo ngjarje. Nuk duam të krijojmë një ngjarje të dytë të shëmtuar si kjo që ndodhi në UFC-229”, ka vazhduar më tutje kreu i UFC.

Duket se dëshira e Connor McGregor nuk do të realizohet. /Lajmi.net/