Presidenti i UEFA-s viziton Kosovën

Të enjten është një ditë e veçantë për futbollin kosovar.

Sport

15/08/2017 18:29

Kjo pasi që në FFK do të vizitohet nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, përcjellë “Lajmi.net”.

“Të enjten më 17 gusht për vizitë zyrtare në FFK, do të vije presidenti i UEFA-s, z. Aleksander Çeferin, të cilin do ta presë presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri me bashkëpunëtorë.

“Presidenti Çeferin pas takimeve në FFK do të ketë edhe takime tjera nga krerët e shtetit të Kosovës.

FFK dhe Kosova është e nderuar me këtë vizitë të njeriut të parë të UEFA-s, duke marrë për bazë që kjo është vizita e tij e parë në rajon prej kur është zgjedhur president i UEFA-s,  si dhe kontributi i tij i jashtëzakonshëm në pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA sa ishte kryetar i FF të Sllovenisë.

Presidenti Çeferin do të jetë i shoqëruar edhe nga tre zyrtarë të UEFA-s”, thuhet në njoftimin e FFK-së. /Lajmi.net/