Presidenti i skuadrës italiane: Jemi në bisedime me Barcelonën për Messin

Presidenti i Romës, James Pallotta, është rikthyer të flas për afatin kalimtar të skuadrës së tij.

Sport

01/08/2018 14:13

Ai e ka përshkruar mesfushorin e Sevillas, Steven n’Zonzi si një “bishë”, thotë se Roma do të nënshkruajë me Suson nëse i jepet mundësia, ndërsa me shaka ka shtuar se janë në bisedime për transferimin Lionel Messit.

“N’Zonzi është një ‘bishë’. Kjo nuk ka të bëjë me moshën, por me cilësitë dhe qëndrueshmërinë e këtij transferimi”, ka thënë Pallotta, që vazhdon të jetë në negociata me Sevillan për reprezentuesin francez.

“Suso? Nëse kemi mundësi ta nënshkruajmë atë, atëherë do ta bëjmë. Por, nuk kemi nevojë për një sulmues tjetër të krahut”.

“A do të blejmë një lojtar të madh? Tanimë jemi në bisedime me Barcelonën për Messin”./Lajmi.net/