Presidenti i Shqipërisë takohet me Eugentin, vlerëson performancën e tij në Eurovision – Lajmi.net
Presidenti i Shqipërisë takohet me Eugentin, vlerëson performancën e tij në Eurovision
Autori: Lajmi.net EntertainmentShowBiz 15:19, 17 May 2018
Këngëtari shqiptar, Eugent Bushpepa na bëri krenarë të gjithëve.

Ai e përfaqësoi në mënyrë dinjitoze Shqipërinë në “Eurovision 2018”, ku u rendit në vendin e 11-të, shkruan lajmi.net

Pas performancës së shkëlqyer, Bushpepa u përfol mjaft shumë dhe ishte pjesë e intervistave të shumta, në Shqipëri.

Ndërsa, ditën e sotme ai është takuar me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta teksa ky i fundit ndjehet krenarë për punën e tij.

“Falenderova sot me mirënjohje, yllin e rrokut dhe muzikës moderne shqiptare, @eugentbushpepa , për përfaqësimin dinjitoz të #Shqipërisë në #Eurovision. Me zërin e tij unik dhe falë talentit të papërsëritshëm, Genti lartësoi #muzikën dhe #gjuhën e mrekullueshme #shqipe në skenën europiane, duke na bërë krenar të gjithëve”,- ka shkruar Meta në faqen zyrtare në Instagram. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: eugent bushpepa, Ilir Meta

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play Stealth Sniper
  • Play Bike Rivals
  • Play Supercar Showdown