Presidenti i Romës tregon skuadrën e Alisson për sezonin e ardhshëm

"Gjasat që Alisson të largohet janë zero. Ai do të mbetet këtu", deklaroi Pallotta.

Sport

16/04/2018 08:53

Presidenti i Romës, James Pallotta, ka folur për të ardhmen e portierit Alisson Becker.

Ai ka garantuar që gardiani brazilian do të mbetet te Roma, përcjellë “Lajmi.net”.

“Gjasat që Alisson të largohet janë zero. Ai do të mbetet këtu”, deklaroi Pallotta.

“Jam i dëshpëruar me barazimin ndaj Lazios, duhet ta fitonim ndeshjen. Duhet të përqëndrohemi në çdo takim e jo të mendojmë vetëm për Liverpoolin”, shtoi ai. /Lajmi.net/