Presidenti i Romës reagon pas deklaratës së Nainggolan

Presidenti i Romës, James Pallotta, ka reaguar ndaj deklaratës së mesfushorit të Interit, Radja Nainngon.

Sport

17/10/2018 19:43

Reprezentuesi belg, gjatë një interviste dhënë së fundi, ka folur për kohën e kaluar te skuadra nga kryeqyteti italian.

Nainggolan ka akuzuar bordin drejtues të Romës për disa gjëra që kinse janë bërë pas shpinës së tij, e po ashtu ka shtuar se presidenti Pallota e viziton skuadrën një herë në vit.

“Jam i zhgënjyer që dëgjoj këto fjalë prej tij. Ai thotë se nuk jam kurrë në Trigoria, por unë punoj çdo ditë për Roma-n. Për shembull, disa drejtorë vijnë çdo javë në Boston”, ka deklaruar Pallotta.

“E kam adhuruar Radja-n dhe i uroj gjithë të mirat. Ai është një nga njerëzit më inteligjentë që kam njohur në botën e sportit.”/Lajmi.net/