Presidenti i Romës dënohet nga UEFA

UEFA ka dënuar presidentin e Romës, James Pallotta për deklaratat e tij pas humbjes nga Liverpool në Ligën e Kampionëve.

Sport

21/07/2018 10:06

UEFA ka dënuar presidentin e Romës, James Pallotta, por edhe klubin me 19 mijë euro gjobë për fyerjen e zyrtarëve të ndeshjes pas humbjes nga Liverpoolit në gjysmëfinalen e Champions.

Pallotta shpërtheu pas ndeshjes, duke i quajtur ‘qesharakë’ zyrtarët e takimit dhe kjo ka bërë që UEFA ta dënojë atë me 3 muaj pezullim të funksioneve të tij, duke nisur që nga takimi i parë në Europë.

Ndërkohë është dënuar edhe klubi me një gjobë prej 19 mijë eurosh, për shkak të organizimit jo optimal të takimit të kthimit Roma-Liverpool. Në atë sfidë pati shumë kontestime për arbitrimin, teksa Roma i shkoi shumë pranë kualifikimit, por për një gol mbeti jashtë finales së madhe.

Pamjet filmiku u dhanë të drejtë verdhekuqve, të cilëve u ishte mohuar një 11-metërsh i shoqëruar me karton të kuq për mbrojtësin e Liverpoolit, dhe pikërisht për këtë arsye pati edhe shpërthim të Pallottës me drejtuesit e terë të skuadrës.