Presidenti i ri sllovak pro njohjes së Kosovës

Andrej Kiska fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Sllovaki, shprehët pro njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ai thotë se Bratisllava duhet të sillet në raport me Kosovën, njëjtë sikurse shumica e shteteve të BE-së.

Lajme

30/03/2014 08:07

Fituesi i zgjedhjeve presidenciale në Sllovaki, filantropi dhe ish-biznesmeni Andrej Kiska, është mbështetës i pavarësisë së Kosovës.

Andrej Kiska e ka fituar garën presidenciale në Sllovaki, duke e mundur presidentin aktual, Robert Fico.

Ky i fundit e ka pranuar humbjen, pak kohë para përfundimit të numërimit të rezultateve, kur u bë e qartë se Kiska fitoi.

Kosova ka qenë një prej temave të shumta të politikës së jashtme që janë diskutuar në fushatë dhe kandidatët kanë pasur qëndrime të ndryshme, raporton KTV.

Derisa presidenti në largim njihet si kundërshtar i madh i pavarësisë së Kosovës, presidenti i ri ka thënë se nuk e kupton se si është e mundshme që Sllovakia të jetë një nga vetëm 5 vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Ai ka thënë se Bratisllava duhet të sillet në raport me Kosovën, njëjtë sikurse shumica e shteteve të BE-së. Kiska ka hedhur poshtë krahasimet që bëhen ndërmjet Kosovës e Krimesë, apo edhe me gjendjen e hungarezëve në Sllovaki.