Gianni Infantino tronditë Kosovën

Gjatë një interviste për “Blick”, kreu i FIFA-s, Gianni Infantino, rrëfen vështirësitë në fëmijëri, zgjedhjet, si dhe shanset e anëtarësimit të Kosovës.

Sport

29/02/2016 21:23

Sipas asaj që shkruan “Panorama-Sport”, ai ka thënë që “kam gjak serb”, si dhe ka folur për pranimin e Kosovës.

“Kur nuk e di unë se kur pranohet Kosova në UEFA e FIFA, as të tjerët s’mund ta dinë. Prandaj me këtë nuk kam të drejtë të spekuloj e as t’i bëj qejfin askujt”, deklaroi Infantino.

“Nuk e besoj që Kosova të mbahet me shpresa pa u bërë pjesë një herë anëtare e OKB-së. Nuk dua të spekuloj, por Kosova nuk mund të luajë në Ligën e Kombeve 2018 pa qenë pjesë e OKB-së”, shtoi ai.