Presidenti i PSG-së: Jemi gati ta mposhtim Real Madridin

Ka ardhur edhe reagimi i presidentit të PSG-së për përballjen me Real Madridin.

Sport

11/12/2017 17:43

Skuadra lidere në Ligue 1, do të sfidojë Real Madridin në Ligën e Kampionëve, që edhe është kampione e kësaj gare.

Nasser Al-Khelaifi duke folur për shortin, ka thënë se PSG ka respekt të madh për Real Madridin, por është gati ta elimimojë.

“Ne kemi respekt të madh për Real Madridin. Do të jenë dy ndeshje të shkëlqyera. Tifozët do të kenë momente magjike të futbollit në udhëtim dhe në Parc des Princes”, ka thënë fillimisht Al-Khelaifi.

“Siç them gjithmonë, ne duhet të jemi të gatshëm për të luajtur ndaj të gjitha ekipeve dhe ne do të jemi gati”, përfundoi presidenti i PSG-së./Lajmi.net/