Presidenti i Napolit tallet me agjentin e Hysajt

Dilemat në lidhje me të ardhmen e Elseid Hysjat kanë marrë fund tashmë.

Sport

25/07/2018 20:09

Për lojtarin u konfirmua se ai do të qëndrojë të Napolit, por duket se ky rinovim nuk është një çështje primare për ekipin italian.

Ka qenë president i Napolit, Aurelio De Laurentis ai i cili ka bërë ironi kur e pyesin për menaxherin e lojtarit i cili po ngjitej në terrenin malor ku ndodhej ekipi.

“Po vjen menaxheri i Hysajt dhe Mario Rui? Po për çfarë po vjen këtu, për të bërë një shëtitje?”, u përgjigj me ironi De Laurentis Kur iu kujtua se Mario Xhiufredi është njëkohësisht edhe menaxheri i portierit Bardi, atëherë presidenti foli më seriozisht:

“Atëherë ndoshta është e vërtetë që po vjen për takim”, tha ai, duke ditur se Napoli kërkon këtë gardian për sezonin e ardhshëm.

Aurelio-de-Laurentiis