Presidenti i Napolit me deklaratë interesante pas transferimit të Ronaldos te Juventusi

Napoli pëson ekonomikisht, thotë De Laurentiis.

Sport

11/07/2018 14:15

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka folur për transferimin e Cristiano Ronaldos te Juventusi.

Ai deklaroi që e uroi Ronaldon, ani pse klubi i Napolit pësoi ekonomikisht, përcjellë “Lajmi.net”.

“Rritja nuk arrihet me një emër të madh, këto janë operacione të rrezikshme, sepse skuadra luan vetëm për atë lojtar. Futbolli luhet me 11 lojtarë”, ka thënë numri një i Napolit.

“Unë i kam uruar mirëseardhjen CR7-ës në Twitter, por më pas jam dëshpëruar duke menduar për rastin që kemi humbur për të drejtat televizive”.

“Unë luftova për një kontratë 1-vjeçare me opsion, tani do të mund të kërkonim 1 miliard e 200 milionë euro për vitin e dytë dhe të tretë dhe jo 900”, ka thënë De Laurentiis. /Lajmi.net/