Presidenti i Napolit gëzon tifozët me lajmin për Cavanin

Aurelio De Laurentiis nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të Edinson Cavanit te skuadra e Napolit.

Sport

19/07/2018 10:35

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit të Edinson Cavanit.

Ai ka thënë se i gjithë qyteti, ende ndjen dashuri dhe nostalgji, për sulmuesin e Paris Saint-Germain.

“Cavani? Kujt nuk do t’i pëlqente”, deklaroi De Laurentiis, përcjell “lajmi.net”.

Cavani spekulohet se kërkohet edhe nga klube të tjera të njohura evropiane. /Lajmi.net/