Presidenti i La Ligas tregon ku do të luajnë Ronaldo dhe Griezmann në sezonin e ri

"Mendoj që Ronaldo do të mbetet te Reali dhe Griezmann do të qëndrojë te Atletico", deklaroi Tebas për "Onda Cero".

Sport

11/06/2018 13:28

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka dhënë mendimet e tij për merkaton.

Ai nuk parasheh lëvizjen e dy yjeve, Cristiano Ronaldo dhe Antoine Griezmann, përcjellë “Lajmi.net”.

“Mendoj që Ronaldo do të mbetet te Reali dhe Griezmann do të qëndrojë te Atletico”, deklaroi Tebas për “Onda Cero”.

Ndërkohë, gjasat janë reale që të dy yjet t’i thonë lamtumirë Madridit gjatë verës. /Lajmi.net/