Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar i lumtur që Kosova po merr pjesë në Olimpiadën Dimërore

Thomas Bach i ka uruar sportistit të vetëm kosovar në këto Lojëra, skitarit Albin Tahirit.

Sport

16/02/2018 14:42

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach i ka uruar sportistit të vetëm kosovar në këto Lojëra, skitarit Albin Tahirit, sukses dhe përvojë të këndshme në PyeongChang, transmeton Express.

“Komiteti Olimpik Ndërkombëtar është shumë i lumtur që e ka Kosovën për herë të parë në Lojërat Olimpike Dimërore dhe i uroj sportistit të Kosovës gjithë të mirat në paraqitjet e tij dhe përvojë shumë të mirë”, ka deklaruar Bach pas një takimi me drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Tahiri, i cili është sportisti i parë ndonjëherë që e përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore, ka zhvilluar tri gara deri më tani dhe do t’i zhvillojë edhe dy të tjera deri në fund të Lojërave.