A është ky klubi i ri i Pogbas?

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka konfirmuar se është takuar me mesfushorin e Juventusit, Paul Pogba, i interesuar për transferimin e tij.

Sport

28/04/2015 14:34

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka bërë të ditur se është takuar me mesfushorin e Juventusit, Paul Pogba, i interesuar për transferimin e tij.

Ylli francez kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane derisa pritet të largohet nga Torino në fund të këtij sezoni.

Kurse, Al-Khelaifi ka bërë hapat e parë për angazhimin e tij.

“Jam takuar me Pogban. Pse? Sepse është një talent i madh, është francez dhe nga Parisi. Por, ai kërkohet nga të gjithë klubet e mëdha”, deklaroi Al-Khelaifi për “Le Parisien”.