Presidenti i Juventusit propozon një ndryshim në Ligën e Kampionëve

Andrea Agnelli ka bërë thirrje për përdorimin e sistemit VAR në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Sport

12/04/2018 10:53

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli ka bërë thirrje për përdorimin e sistemit VAR në ndeshjet e Ligës së Kampionëve.

Kreu i “Bianconerëve” beson se ka ardhur koha që sistemi të aplikohet edhe në garën e madhe evropiane.

‘’Ne kemi shtete me VAR, në Ligën e Kampionëve jo. Do ta shtyjë përpara, duhet të përmirësohet gara. Shumë episode në dëm të ekipeve italiane, është një problem për delegatin (Collina), që duhet të ndryshohet çdo 5 vjet’’, deklaroi Agnelli pas ndeshjes, përcjell “lajmi.net”.

‘’Ekzistojnë 2-3 ekipe më të forta se ne, 2-3 ekipe në nivelin tonë dhe mijëta të tjera më poshtë se ne. Do të punojmë për t’u përmirësuar’’, theksoi ai. /Lajmi.net/