Presidenti i Juventusit niset për në Greqi, po vjen Ronaldo?

Andrea Agnelli niset për t'u takuar me Cristiano Ronaldon në Greqi.

Sport

10/07/2018 12:56

Juventus ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Mediat italiane kanë publikuar një fotografi të presidentit të “Bianconerëve”, Andrea Agnelli duke u nisur për në Greqi me një aeroplan privat.

Ronaldo gjendet për pushime në Greqi andaj udhëtimi i tij mund të lidhet me ardhjen e sulmuesit në Torino, përcjell “lajmi.net”.

Menaxheri Jorge Mendes është në kontakt të vazhdueshëm me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez për të kompletuar transferimin e Ronaldos në Juventus. /Lajmi.net/