Presidenti i Interit kërcënon Shaqirin me shokë

Presidenti i Interit, Erick Thohir ka paralajmëruar futbollistët se do të kenë pushim më të shkurtër në rast se dështojnë të kualifikohen për në edicionin e ardhshëm të Europa League.

Sport

25/03/2015 13:29

“Më mirë të mos i rezervoni pushimet për momentin”.

Ky është paralajmërimi i bërë nga presidenti i Interit, Erick Thohir për futbollistët e skuadrës, pas eliminimit nga Europa League.

Kreu i Nerazzurrëve është i pakënaqur me rezultatet e skuadrës deri më tani gjatë këtij sezoni dhe i ka paralajmëruar futbollistët se do të ndëshkohen në rast se dështojnë të kualifikohen për në edicionin e ardhshëm të garave evropiane, shkruan “Corriere dello Sport“.

Inter ka ende shanse të sigurojë pjesëmarrjen në Europa League, ndonëse Liga e Kampionëve duket një objektiv shumë i vështirë për t’u realizuar.

Andaj, Xherdan Shaqiri me shokë duhet të kenë kujdes, vera mund të jetë e shkurtër për ta.