Presidenti i gjigantit evropian konfirmon Buffonin, por do të jetë rezervist

“Ekziston mundësia që Buffon të vijë tek ne, është portier dhe njeri karizmatik, me përvojë, një Zotëri i vërtetë. Janë shumë klube që e duan, por tek ne nuk do të jetë titullar, por rezervë”.

Sport

20/05/2018 09:34

Nasser Al Khealifi, president i PSG-së, ka konfirmuar interesimin për Gianluigi Buffon.

Ai deklaroi që nëse italiani i bashkohet PSG-së, atëherë do të jetë rezervist, përcjellë “Lajmi.net”.

“Gianluigi Buffon është një portier fantastik, një kampion në futboll. Nuk e mohoj që u pëlqen të gjithëve të kenë një lojtar si ai në ekip”, deklaroi Al Khealifi.

“Ekziston mundësia që Buffon të vijë tek ne, është portier dhe njeri karizmatik, me përvojë, një Zotëri i vërtetë. Janë shumë klube që e duan, por tek ne nuk do të jetë titullar, por rezervë”, shtoi ai. /Lajmi.net/